Reperi i njohur Mozzik ka uruar partneren e tij, Lotina Haziri, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Mozzik i ka dedikuar Lotinës një mesazh të veçantë, ku krahas urimit ka shprehur edhe dashurinë për të, shkruan Gazeta Demos.
“Urime ditëlindjen, e bukura ime Lotina”, ka shkruar ai, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “U plakshim bashkë, me shëndet e veç kujtime të mira”, ka shkruar Mozzik.
