Një rast sa prekës aq edhe plot ironi fati u vu re ditën e djeshme nga ndjekësit e Big Brother VIP Albania. Ndërkohë që banorët janë plotësisht të izoluar nga bota e jashtme, Gimbo, i cili njihet si DJ dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Gjestit, ka shprehur hapur mallin për të. Pa e pasur idenë e situatës së rëndë që po ndodh jashtë, ai e përmendi Gjestin duke thënë se i mungon shumë dhe se do të dëshironte që miku i tij t’i bashkohej brenda në shtëpi.
Për shumë ndjekës, këto fjalë të Gimbos u dukën sikur ai kishte një parandjenjë, një instinkt se diçka nuk po shkonte mirë me mikun e tij jashtë. Dhe në fakt, fiks në të njëjtën ditë që ai kërkonte Gjestin brenda shtëpisë, Gjykata vendosi t’i caktojë këtij të fundit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

