Sara Gjordeni dhe Bardhi po shijojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, teksa janë në pritje të fëmijës së dytë.
Çifti ka ndarë së fundmi një fotografi të përbashkët në Instagram, ku Sara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi, pranë Bardhit.
“Na 3”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë, ndërsa Sara nuk ka kursyer fjalët e dashurisë, duke komentuar: “Ju dua shumë”.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa nuk kanë munguar as komentet nga personazhet e njohura.


