Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“…një grua e fortë me shpirt të pastër”- Elijona ia uron ditëlindjen Leonora Jakupit

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 20:47
“…një grua e fortë me shpirt të pastër”- Elijona ia uron ditëlindjen Leonora Jakupit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj.

Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Elijonës gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.

Mbështetja e hapur e Leonorës ndaj Elijonës shpeshherë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Një pjesë e fansave të spektaklit e kanë kritikuar këngëtaren, duke e cilësuar si opinioniste jo të drejtë, pasi sipas tyre, një opinionist nuk duhet të mbajë anë gjatë lojës.

Megjithatë, Leonora nuk e fshehu asnjëherë simpatinë dhe përkrahjen për Elijonën.

Pas përfundimit të edicionit të katërt të BBVK-së, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, ajo ka treguar se raporti mes tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të saj, të cilën e shoqëroi me fjalë të ngrohta.

“Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, ka shkruar Elijona, duke dëshmuar mirënjohjen dhe respektin që ka për këngëtaren.

leonora jakupi

Më shumë nga Magazine

  • 21:08BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat
  • 20:09Monika Lubonja reagon pas publikimit të materialeve intime: “Besimi im është kthyer në armë kundër meje”
  • 16:10Publikohet videoklipi i këngës së Ilir Shaqirit, “Jo në emrin tim”
  • 16:10Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë
  • 23:23Santiana provokon nga ashensori, ky detaj bie në sy