Opera e Kosovës do të shënojë 5-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të veçantë artistike, të titulluar “OPERA GALA”, e cila do të sjellë në skenë muzikë, emocione dhe interpretime të veçanta operistike.
E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, një nga artistet më të afirmuara shqiptare në skenën ndërkombëtare të operës.
Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit italian, Carlo Goldstein.




