Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

P.Diddy lirohet nga akuzat për krim të organizuar dhe trafikim seksual, fajtor për dy akuza tjera

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 18:37
P.Diddy lirohet nga akuzat për krim të organizuar dhe trafikim seksual, fajtor për dy akuza tjera

Reperi i njohur P.Diddy është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat për komplot për krim të organizuar, trafikim seksual të Cassie Venturas dhe trafikim seksual të një gruaje tjetër të njohur si Jane. Ndërsa është shpallur fajtor për dy pika për transportim me qëllim të angazhimit në prostitucion, raporton “BBC”.

Akuzat për të cilat është shpallur fajtor përmbajnë një dënim me burgim prej maksimalisht 10 vjetëve, për secilën pikë. E akuzat nga të cilat u lirua përmbanin dënim deri me burgim të përjetshëm.

Juria arriti vendim unanim, pas një rikonsultimi që zgjati 13 orë.

Mbrojtja e Diddyt ka kërkuar që ai të lirohet me dorëzani prej 1 milion dollarë, e ta presë në liri vendimin final. Prokuroria ka kërkuar që ai të mbahet prapa grilave derisa të kumtohet dënimi. E gjykatësi ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit me dorëzani.

Diddy ka qenë prapa grilave që nga shtatori i vitit të kaluar. Në gjykimin e tij, që zgjati gati dy muaj, dëshmuan 34 dëshmitarë, përfshirë edhe ish të dashurat e tij.

BBC-ja ka raportuar se mbështetës të reperit P.Diddy janë përplasur me influencues pranë gjykatës, pasi u dha verdikti për fajësinë e tij.

Disa kërkuan që Diddy të shpallej fajtor për akuza më serioze, teksa mbështetësit e tij kundërshtuan.

Pas vendimit të gjykatës ka dalë me reagim reperi i njohur amerikan, 50 Cent, që tha se “Diddy i mundi federalët, ai djalë i keq, njeri i keq, e mundi Rikon, ai është gej, John Gotti”, duke aluduar në një kriminel amerikan që ishte dënuar për disa vepra penale”.

p diddy

Më shumë nga Magazine

  • 19:05Nga kush mori trendafila Efi?
  • 16:18“Marre ju qoftë”, motra e Gjestit revoltohet ndaj publikimeve për vëllain
  • 10:10Dalin pamjet: Dua Lipa në Pejë, mysafire në një dasmë
  • 14:37Pse u largua kënga "Mora Fjalë" nga Youtube, Qazim Beka jep një version
  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës