Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pas Dua Lipës, Shawn Mendes do të sjellë magjinë në natën e dytë të Sunny Hill Festival

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 19:43
Pas Dua Lipës, Shawn Mendes do të sjellë magjinë në natën e dytë të Sunny Hill Festival

Pas një hapjeje madhështore me Dua Lipën në natën e parë të Sunny Hill Festival, e cila elektrizoi audiencën me një performancë që zgjati gati dy orë, Prishtina është gati për një tjetër mbrëmje spektakolare, këtë herë me Shawn Mendes si ylli kryesor të natës së dytë, më 2 gusht.

Sipas programit zyrtar, festivali ka nisur që në orën 14:00 me skenën “The NEXT Stage”, ku performojnë DJ Bana Zahiti dhe Bletëpërtace.

Nga ora 17:45, vëmendja kalon në skenën kryesore, Sunny Hill Stage, ku do të performojnë artistë si Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainté, Pint, Ledri dhe Headie One, ndërsa kulmi i mbrëmjes pritet të jetë performanca e shumëpritur e Shawn Mendes, që do të ngjitet në skenë më vonë gjatë natës.

Pas mesnate, festa zhvendoset në C4 Stage, ku muzika elektronike do të mbizotërojë deri në orën 05:00 të mëngjesit me Sugar Rush, Mochakk, Artssassin dhe Uran B.

Me një atmosferë elektrizuese, një line-up të mbushur me yje dhe një publik entuziast që ka mbushur qytetin, nata e dytë e Sunny Hill Festival pritet të jetë një natë magjike.

Të gjithë sytë janë tani te Shawn Mendes, i cili do të performojë për herë të parë në Kosovë, duke premtuar emocione të veçanta dhe një spektakël të paharrueshëm.

Më shumë nga Magazine

  • 22:59Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë
  • 21:52Alba lajmërohet rrugëve të Spanjës, po duket ‘zjarr’
  • 20:22“Jo në emrin tim”, Loredana mbështet protestën për çlirimtarët
  • 19:09Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit “JO NË EMRIN TIM”
  • 16:06Pas vendimit të Gjykatës, reagon Jozi