Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pas Edit, dy emra të tjerë “gjinden” në postimet të G Banit për Jozin

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 16:11
Pas Edit, dy emra të tjerë “gjinden” në postimet të G Banit për Jozin

Në mes të situatës që po komentohet gjerësisht në rrjete sociale, ku pretendohet se ka pasur një incident fizik mes Joz Markut dhe Ed Kuçit, G Bani po vazhdon me postime që po ngjallin pikëpyetje.

Dy ditë pasi riktheu në vëmendje një video të vjetër të Ed Kuçit, ku ky i fundit fliste në terma të ashpër për Jozin, G Bani ka publikuar materiale të vjetra edhe me dy personazhe të tjera të njohura: këngëtarin Blero dhe personazhin e rrjeteve sociale të njohur si Menaxheri.

Megjithatë, kësaj radhe G Bani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të drejtpërdrejtë.

Në njërin prej postimeve ai ka vendosur emoji të një fletoreje dhe stilolapsi, që në gjuhën e rrjeteve sociale mund të interpretohet si “po mbaj shënime”, ndërsa postimin tjetër e ka shoqëruar me mbishkrimin “Loading…”, duke lënë përshtypjen se seria e publikimeve mund të vazhdojë.

Koha kur këto postime po bëhen është ajo që i ka bërë më të komentueshme. Pas videos së vjetër të Ed Kuçit, rikthimi i materialeve me persona të tjerë që kanë folur për Jozin duket se po ndërton një vijë të caktuar komunikimi nga ana e G Banit.

Por se çfarë synon konkretisht të thotë ai me këto sinjale, mbetet vetëm për interpretim.

G Bani deri më tani nuk ka deklaruar se postimet lidhen drejtpërdrejt me pretendimet që po qarkullojnë për Ed Kuçin dhe Joz Markun, ndaj çdo lidhje përtej kohës dhe mënyrës së publikimit do të ishte spekulim ndonëse konteksti kohor kur po ndodhin flet jo pak.

jozintjerëpostimet

Më shumë nga Magazine

  • 22:32Surprizat nuk kanë fund, edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare do të këndojë në dasmën e Kides
  • 22:16Ish i fejuari i Elhaida Danit na prezanton të dashurën e re?
  • 19:52Linda Halimi lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat në top formë
  • 18:43Dy yjet e mëdhenj të këngës udhëtojnë në Romë, për ti kënduar Kides në dasmën e saj
  • 18:0629 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë