Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pas ndërhyrjes – mësohet gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 18:46
Pas ndërhyrjes – mësohet gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

Ibrahim Tatlises është shtruar në spital dhe ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit pas një infeksioni serioz që e përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas mediave, artisti u ndje keq pas koncerteve të tij jashtë vendit dhe më pas në shtëpinë e tij në Stamboll, ku më 7 prill u dërgua me urgjencë në spital për shkak të temperaturës së lartë dhe rënies së tensionit.

Mjekët konstatuan një infeksion të rëndë, i cili kishte burimin në inflamacionin e fshikëzës së tëmthit.

Ibrahim Tatlises

Fillimisht, ai u trajtua me antibiotikë dhe u mbajt në kujdes intensiv për shkak të gjendjes së tij delikate.

Pas përmirësimit të pjesshëm, ekipi mjekësor vendosi që të kryhej operacioni, duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një rast të komplikuar për shkak të infeksionit dhe përdorimit të medikamenteve që hollojnë gjakun.

Ndërhyrja kirurgjikale u realizua me sukses, pa komplikacione të mëdha sipas mjekëve, por për arsye sigurie ai po vazhdon të qëndrojë nën monitorim në repartin e kujdesit intensiv.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet se po shkon drejt përmirësimit dhe nëse gjithçka ecën sipas planit, pritet të dalë nga spitali gjatë javës së ardhshme.

Ibrahim Tatlises

Ekipi mjekësor ka theksuar se situata është nën kontroll, por kërkon ende kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak të kompleksitetit të infeksionit që ai ka kaluar.

IBRAHIM TASLISAS

Më shumë nga Magazine

  • 18:00Nora dhe Roberti përseri bashkë? Dyshja ikin në pushime me vajzën: “E kuptojmë njëri-tjetrin në raport me qikën”
  • 17:13Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito zbulon të vërtetën
  • 16:29Burak Özçivit rikthehet me projekt të ri, dalin detajet e para
  • 10:53Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito zbulon të vërtetën
  • 21:30Aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë