Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Presidentja Osmani dekoron me mirënjohje presidenciale Adelina Ismailin

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 20:41
Presidentja Osmani dekoron me mirënjohje presidenciale Adelina Ismailin

Sonte, në mbrëmjen gala të mbajtur në AMC Hall , një nga momentet më emocionuese të recitalit të Adelinë Ismailit erdhi para se të niste koncerti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në muzikën shqiptare ndër vite.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani ka çmuar thellë figurën artistike të Adelinës, duke e cilësuar si një nga ikonat më të mëdha të skenës sonë muzikore. Ajo theksoi se Adelina, e njohur gjerësisht si diva e muzikës moderne shqiptare, ka qenë frymëzim për disa gjenerata dhe një zë i fuqishëm artistik e shoqëror.

Ky moment vjen në kuadër të jubileut të madh të artistes, e cila këtë vit shënon 40 vjet karrierë – një rrugëtim që e ka bërë atë simbol të identitetit dhe emocioneve muzikore shqiptare. Në kuadër të këtij përvjetori, Adelina ka publikuar edhe mini-albumin e saj më të ri, të titulluar “Grua” , një projekt që është pritur me entuziazëm nga publiku.

Koncerti recital pritet të sjellë një performancë të veçantë, duke rikthyer këngët dhe momentet më kulmore të karrierës së saj të pasur.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Magazine

  • 09:43“Lali jem, faleminderit për gjithçka…”, mesazhi i dhimbshëm i Fitimit për Laurentin
  • 22:05Pamje nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës – mahnisin me paraqitjen elegante
  • 21:28Benita Zena mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, zgjedh të vishet me të bardha!
  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 17:18U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela