Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Rita befason me stilin e pazakontë, detaji që mori gjithë vëmendjen!

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 11:06
Rita befason me stilin e pazakontë, detaji që mori gjithë vëmendjen!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të 70-të të Filmit në Londër, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe me elemente gotike.

Artistja mori pjesë në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, me regji të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, me të cilin shkëmbeu edhe momente të afërta para fotografëve.

Rita u shfaq me një fustan të zi prej dantelle, ndërsa vëmendjen e tërhoqi aksesori i pazakontë në kokë, me forma që ngjanin me brirë dhe spirale.

Ajo e kompletoi pamjen me grim me nuanca të argjendta, flokë të mbledhur lart dhe këpucë të zeza, të lidhura në pjesën e përparme në stilin e korseit.

Në krah të saj, Waititi u paraqit me një kostum klasik të errët dhe kravatë. Çifti pozoi së bashku para fotografëve, duke treguar afërsinë e tyre gjatë eventit.

“Klara and the Sun” rrëfen historinë e një roboti humanoid që funksionon me energji diellore dhe është krijuar për t’u bërë shoqëri njerëzve që përjetojnë vetmi.

Filmi, i drejtuar nga Taika Waititi, pritet të dalë në kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara më 23 tetor.

Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në vitin 2022, pasi kishin nisur lidhjen një vit më parë. Ata ishin njohur fillimisht në Los Anxhelos, disa vite përpara se marrëdhënia e tyre të shndërrohej në romancë. /Prive By LS

 

ritavëmendjenstilin

Më shumë nga Magazine

  • 15:18Ky është emri i veçantë që Mozziku ia la djalit
  • 15:09“Çdo xhuma e lusja Zotin të ma falte një djalë”, Mozzik emocionon me shkrim pasi u bë baba i një djali
  • 14:04Tik…Tak! “Big Brother VIP Kosova” shumë shpejt në ekranet tuaja!
  • 11:24Kader Kicaj kritikohet në fotot e reja
  • 11:01Nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot Labinot Gashi