Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur vendor, Yll Limani.
Me vetëm një vështrim të shpejtë në listën e ndjekësve të saj, mund të shihet qartë se Rita e ka shtuar Yllin në mesin e personave që ajo ndjek në rrjetin social, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e muzikës shqiptare.
Mesa duket, karriera e pasur e Yll Limanit, suksesi i tij në trojet shqipfolëse, si dhe niveli i lartë artistik që ai sjell në performanca dhe projekte të kuruara me detaje, kanë bërë që të bie në syrin e Rita Orës.
Foto: Rita Ora/Instagram
