Vargut të reagimeve ndaj Jona Krasniqit, banore e Big Brother VIP Kosova 5, i është bashkuar edhe këngëtari Drilon Jahdahuti.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka rikthyer në vëmendje një përvojë personale të para rreth gjashtë apo shtatë vjetëve, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë cak i bullizimit.
Driloni ka treguar se në atë periudhë ishte përballur me komente fyese për këngën e tij “Reja e nanës tem”, ndërsa ka pretenduar se Jona dhe disa vajza të tjera kishin ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.

“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, ka shkruar ai, duke shtuar se kënga në fjalë sot numëron afro nëntë milionë klikime.
