Ish-banorja e “BBVK 3”, Diana Tahiri, vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të rëndësishme nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka bërë një postim shumë të ëmbël në Instagram Story, ku ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me një dedikim mjaft të ndjerë kushtuar personit më të rëndësishëm në jetën e saj – babait.
Diana ka ndarë një selfie të ngrohtë krahas tij, duke zgjedhur fjalët më të bukura e plot dashuri për ta uruar në këtë ditë të veçantë lindjeje.
