Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Sunny Hill Festival 2026 sjell në Prishtinë Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi – priten mbi 100 mijë vizitorë

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 11:37
Sunny Hill Festival 2026 sjell në Prishtinë Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi – priten mbi 100 mijë vizitorë

Sunny Hill Festival rikthehet këtë verë me një edicion që pritet ta konfirmojë edhe një herë pozitën e tij si një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në Evropën Juglindore.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026 në Prishtinë dhe pritet të tërheqë adhurues të muzikës nga afro 60 shtete të botës.

Në krye të programit artistik do të jenë yjet ndërkombëtarë Katy Perry , Martin Garrix dhe Lewis Capaldi.

Artistë këta të cilëve do t’u bashkohen emra të njohur si EsDeeKid, Seth Troxler , PAWSA , Dhurata Dora , Adam Port & Rampa , Blanco , GJIN, Ledri Vula , MC Kresha , Manifest dhe Carlita , si dhe shumë artistë të tjerë ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendorë.

I themeluar në vitin 2018 nga Dukagjin “Dugi” Lipa, Sunny Hill Festival promovohen në arenën ndërkombëtare nga fituesja e trefishtë e çmimit Grammy, Dua Lipa.

Gjatë viteve, festivali ka sjellë në Kosovë emra të mëdhenj të skenës botërore si Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, J Balvin, Shawn Mendes, Stormzy, Burna Boy, Bebe Rexha, DJ Snake, Black Coffee, Peggy Gou, Anyma dhe Hardwell. “Sunny Hill ka qenë gjithmonë më shumë sesa një festival muzikor.

”Për disa ditë çdo verë, ne e sjellim botën në Kosovë dhe i gjithë vendi e ndien këtë energji. Vëmendja që festivali i sjell Kosovës është një promovim që asnjë fushatë turistike nuk mund ta blejë, ndërsa vlera që krijohet mbetet këtu – në ekonominë lokale, në sektorin e kulturës dhe në mundësitë për të rinjtë,” ka deklaruar themeluesi i festivalit, Dukagjin “Dugi” Lipa.

Sipas organizatorëve, bashkëpunimi me platformën globale Fever do ta bëjë edhe më të lehtë për fansat nga e gjithë bota të zbulojnë festivalin, të sigurojnë biletat dhe të planifikojnë udhëtimin drejt Prishtinës.

Mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar Sunny Hill Festival me ndikimin që Coachella pati në Kaliforni, duke vlerësuar rolin e tij në promovimin e Kosovës si një destinacion turistik modern, mikpritës dhe të përballueshëm për vizitorët.

Festivali zhvillohet në katër skena gjatë tri ditëve dhe mirëpret mbi 100 mijë vizitorë, duke kontribuar ndjeshëm në promovimin e Prishtinës në hartën evropiane të ngjarjeve kulturore.

Sunny Hill Festival është vlerësuar edhe në European Festival Awards, ku është nominuar në disa edicione për kategorinë Best Medium-Sized Festival, përkrah festivaleve prestigjioze si Primavera Sound, Rock Werchter dhe Pohoda.

Ndikimi ekonomik

Sipas Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, edicioni i vitit 2025 gjeneroi rreth 22 milionë euro ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik, duke përfituar sektorët e hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe bizneset e tjera vendore. Për këtë kontribut, festivali u nderua me Çmimin për Ndikim Ekonomik 2025 nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Më shumë nga Magazine

  • 18:01Engjëllusha publikon fotografinë e parë të djalit të saj
  • 16:28Vesa zbulon një detaj rreth vajzës dhe Mirlind Dakut
  • 15:5516-vjet diferencë, modelja e “çmend” të dashurin biznesmen gjatë eklipsit
  • 22:19Eurovision ndryshon rregullat, çfarë fshihet pas vendimit të ri?
  • 20:19“Të rri duke larë br*kë”, Monika çudit me përgjigjen kur pyetet për lidhje romantike