Tara, vajza e këngëtarit Blerim Muharremi, ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Krahas postimit të saj, vëmendje të veçantë ka marrë komenti i Eronitës, partneres së Bleros, e cila duket se ka një raport shumë të afërt me Tarën.

“Qikita jem e bukur”, ka shkruar Eronita në koment, duke shprehur publikisht dashurinë dhe përzemërsinë e saj ndaj Tarës.
Ky koment i ëmbël ka marrë vëmendjen e ndjekësve, sidomos pas një tjetër zhvillimi të rëndësishëm në jetën e çiftit.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Eronita dhe Blero u bënë prindër të një djali, duke e zgjeruar familjen e tyre me ardhjen në jetë të voglit.