Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur me emrin artistik si Rinesancë ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, disa ditë pas vdekjes së saj.
Përmes një dedikimi emocional, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Rinesës, duke kujtuar dashurinë që i bashkoi dhe ndikimin që ajo pati në jetën e saj.
“Zemra ime është plotësisht e thyer. Sa më shumë që përballem me realitetin, aq më pak e besueshme më duket gjithçka”, ka shkruar ajo në Instagram
Duke iu drejtuar Rinesës me fjalë të ndjera, partnerja e saj ka theksuar se ajo luftoi deri në fund dhe se të qenit pranë saj ishte një nga nderet më të mëdha të jetës së saj.

