Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Tronditet showbiz-i shqiptar! Adrian Hila përfshihet në një skandal seksual. Çfarë dihet deri tani

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 17:35
Tronditet showbiz-i shqiptar! Adrian Hila përfshihet në një skandal seksual. Çfarë dihet deri tani

Ditën e djeshme, përmes një sërë postimesh në llogarinë e tij personale në Instagram, ish-banori i “Big Brother”, Elton Tozaj hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kompozitorit dhe producentit shqiptar, Adrian Hila.

Tozaj tha se dispononte materiale filmike të regjistruara në një ambient, që ai e përshkruan si studio muzikore. Sipas deklarimeve të tij, në këto pamje, Adrian Hila shfaqej në momente intime me persona të tjerë të njohur të skenës shqiptare. Në postimet e tij në Instagram Story, ish-banori i BB tha se videot janë realizuar përmes disa kamerave të fshehta, pa dijeninë e palës tjetër, ç’ka nëse do të ishte e vërtetë do të përbënte një vepër penale.

Teksa ende nuk ka një reagim nga vetë producenti Hila, duhet thënë se gjerësisht po shpërndahen në mesazhe private video që dyshohet se janë të njëjtat që u referohet Tozaj.

“12 artiste të njohura shqiptare”

Tozaj shkoi më tej, duke përmendur edhe emrat e personazheve të njohura të përfshira në videot intime. Në skandalin në fjalë dyshohet se janë të përfshira këngëtaret Eli Fara dhe Egzona Ademi, si dhe aktorja Monika Lubonja.

“Dmth arti qenka më keq se politika! Adrian Hila qenka Ergys Agasi i artit!”- shkroi Tozaj në një prej reagimeve të tij.

Publiku i ndarë në dysh

Teksa Elton Tozaj shprehet se qëllimi i tij është denoncimi i perversitetit në rrethet artistike të vendit, ndjekësit duket se mbajnë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen në fjalë.

Një pjesë mendon se bërja publike e këtij informacioni dhe shpërndarja e pamjeve është e gabuar dhe cënim i të privatësisë së personave në fjalë. Nga ana tjetër, të tjerë komentues lëvdojnë Tozajn për denoncimin e bërë, duke iu referuar madje si Fabrizio Corona, gazetari i showbiz-it italian që nxori në dritë skandale të bujshme.

Por kush është Elton Tozaj? Pas eksperiencës në “Big Brother”, Tozaj numëron disa dalje publike në emisione të ndryshme televizive. Po kështu, ai do të hetohej 10 vite më parë për mashtrim, ku u prezantohej personave të ndryshëm si zyrtar i një ministrie përkatëse dhe më pas u merrte atyre shuma të ndryshme parash. Së fundmi, Tozaj është tepër aktiv në rrjetet sociale, duke publikuar informacione të ndryshme lidhur me figura publike shqiptare.

Një figurë kontroverse, që po mban dukshëm mbërthyer kureshtjen e ndjekësve dhe që thotë se ka ende për të demaskuar.

“Të gjithë e dimë që jam me kokë në trastë dhe në fije të perit! E di, e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë!”- shkruan ai.

Më tej, Tozaj pretendon se materialet e lidhura me Adrian Hilën janë vetëm pjesa e parë e një serie publikimesh që ai paralajmëron.

“E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti me të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”/ Zoom.al

hilaadriantozaj

Të ngjashme

"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore

"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore

22:15

Më shumë nga Magazine

  • 22:44"A e ke përdorur muzikën për femrat" - rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë
  • 22:38Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
  • 22:15Paditet Rita Ora, ja cila qenka arsyeja
  • 20:01Olti Curri për videot intime: Dy prej tyre kanë tentuar t’i japin fund jetës
  • 19:56Më në fund, Pete Davidson thyen heshtjen për Kim Kardashian