Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Trupi i modeles ruse të zhdukur në Beograd, gjendet në valixhe – arrestohet shtetasi turk

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 17:09
Trupi i modeles ruse të zhdukur në Beograd, gjendet në valixhe – arrestohet shtetasi turk

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë, pasi trupi i një modeleje ruse, e cila ishte raportuar e zhdukur gjatë pushimeve në Beograd, është gjetur i futur në një valixhe të hedhur në një kanal.

Viktima është identifikuar si Lyudmila Turkova, 28-vjeçe, nga Shën Petersburgu. Ajo kishte udhëtuar në kryeqytetin serb për një pushim dyjavor, por humbi kontaktet më 25 korrik, pasi u kishte treguar familjarëve se do të takohej me disa miq në një klub nate. Mesazhi i saj i fundit ishte dërguar rreth orës 23:00, pas së cilit nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete.

Trupi i saj u zbulua në kanalin Vizelj, në zonën e Beogradit, pasi banorë të zonës vunë re një objekt të dyshimtë në ujë dhe njoftuan policinë. Forcat e rendit përdorën edhe qen kërkimi gjatë operacionit për gjetjen e mbetjeve.

Policia serbe dyshon se vrasja ka ndodhur në orët e para të 26 korrikut, në një apartament me qira në lagjen Borça të Beogradit. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë bërë publike mënyrën se si është kryer krimi, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në lidhje me rastin është arrestuar një shtetas turk me inicialet K.E., i lindur në vitin 2001. Ai u ndalua në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej nga Serbia. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se personi është ndaluar nën dyshimin për vrasjen e modeles ruse.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Më shumë nga Magazine

  • 21:30Aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë
  • 20:21Labinot Rexha numëron paratë, ironizon banorët e “BBVK”-së
  • 19:50Elijona me bikini pozon, keq provokon …
  • 19:11Alba Vukaj me pamje ‘bombë’, Prada i jep tjetër formë
  • 18:01Engjëllusha publikon fotografinë e parë të djalit të saj