Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“U thye parimi i fjalës së dhënë”, reagon familja e Brikenës pas rrëfimit të Mateos për njohjen e tyre

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 08:08
“U thye parimi i fjalës së dhënë”, reagon familja e Brikenës pas rrëfimit të Mateos për njohjen e tyre

Dy konkurrentet e Big Brother VIP Albania 5, Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.

Mateo deklaroi se pas shumë bisedash, dyshja ishin takuar. “Jemi takuar në Prishtinë ku kemi shkëmbyer edhe puthje,” u shpreh ai.

Megjithatë, situata u komplikua kur ai vendosi ta vizitonte Brikenën në Vushtrri.

Ai tregoi se ndërsa priste Brikenën, një makinë i kishte prerë rrugën.

“Dikush nga xhami i makinës më pyeti: ‘Çfarë e ke Brikenën?’. I thashë që e kam shoqe dhe kam ardhur thjesht ta takoj,” tregoi Mateo.

Në atë moment, personi në makinë e kishte lidhur direkt në telefon me babanë e Brikenës, i cili i kishte kërkuar që ta linte atë bisedë me aq.

Sipas Mateos, situata nuk përfundoi me aq. Edhe pse Brikena i kishte kërkuar të takoheshin sërish, situata e lartëcekur iu përsërit.

“Erdhi daja i Brikenës dhe më tha mos e tako. Ai mori sërish të atin e saj në telefon dhe më thanë ‘Lëre këtë muhabet’,” rrëfeu Mateo.

Në mbyllje të rrëfimit, Mateo shpjegoi se kjo ndërhyrje e familjarëve dhe pamundësia për t’u njohur më mirë, bëri që dyshja të ftohej.

“Nuk patëm mundësi ta njihnim njëri-tjetrin aq sa donim. Pas disa bisedave, vendosëm ta shkëpusnim kontaktin edhe për shkak të distancës,” përfundoi ai.

E, për këtë rrëfim, familja e Brikenës ka dalë me një sqarim, të cilin e publikoi në llogarinë e saj.

Të njëjtit vlerësojnë se Mateo ka shkelur fjalën e dhënë për ta mbajtur private çështjen, teksa nën rreshta nënkuptohet se të njëjtit e akuzojnë banorin se këtë gjë e bëri për të përfituar në lojë.

bbva5

Më shumë nga Magazine

  • 22:20Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, avokati: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • 22:17Mikja e Monika Lubonjës flet për gjendjen e aktores pasi iu publikuan videot e bëra pa lejen e saj
  • 22:15Mes skandalit, Selin zbulon detajin befasues për gruan e Adi Hilës
  • 21:53Pse u nda Lule Mustafa nga motrat? Këngëtarja tregon për herë të parë gjithçka
  • 21:11Krah për krah me Robinin, Marigona publikon fotografitë simpatike