Modelja Marigona Krasniqi feston ditëlindjen.
E për këtë ditë të veçante Robini ka thur fjalët me për bukur për bashkëshorten.
Përmes një postimi emocional, ai ka shprehur ndjenjat e tij më të sinqerta për gruan që ka përkrah dhe nënën e fëmijëve të tyre. Potimi i plotë: “Urime, gruaja ime, ditëlindjen!
Falënderimi i takon Zotit që të zgjodhi ty të jesh gruaja ime dhe nëna e fëmijëve tanë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua. Faleminderit për çdo mirëkuptim dhe çdo mbështetje që më ke dhënë.
Mirësia jote dhe shpirti yt i bardhë më bëjnë mua burrin dhe babanë më të lumtur në botë. Uroj që të kem pranë deri në frymën time të fundit. E lusim Allahun të dhurojë jetë të gjatë, plot shëndet dhe lumturi të pafund pranë nesh.
Të duam shumë, dashuria ime!