Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Violeta Kukaj nderohet nga Federata Pan-shqiptare “Vatra”: “Një mirënjohje që do ta mbaj me shumë respekt”

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 19:24
Violeta Kukaj nderohet nga Federata Pan-shqiptare “Vatra”: “Një mirënjohje që do ta mbaj me shumë respekt”

Këngëtarja shqiptare Violeta Kukaj ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë, pasi është nderuar nga Federata Pan-shqiptare “Vatra” për kontributin e saj në artin dhe kulturën shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kukaj ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë vlerësim, duke e cilësuar atë si një nder të veçantë

“Me shumë respekt dhe emocion, dua të falënderoj nga zemra Federatën Panshqiptare Vatra për nderimin dhe vlerësimin që më bëri me këtë mirënjohje.”

Kukaj ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtuesin, anëtarët dhe komunitetin e “Vatrës”, ndërsa ka përmendur edhe Bora Balaj, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme në këtë organizim.

Ajo ka theksuar se për të është privilegj të jetë pjesë e aktiviteteve të një institucioni me një histori të gjatë në komunitetin shqiptar.

“Është një privilegj të jem pjesë e aktiviteteve të një institucioni me një histori kaq të çmuar për kombin shqiptar.”

Në mesazhin e saj, këngëtarja ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të këngës, artit dhe kulturës shqiptare, duke e mbyllur postimin me falënderime për “Vatrën” dhe me një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët kudo që ndodhen.

Vlerësimi vjen si një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Violeta Kukajt dhe kontributin e saj në muzikën shqiptare.

kukajvioletavatra

Më shumë nga Magazine

  • 21:58Publikimi i videove intime, Adrian Hila po vazhdon të merret në pyetje që nga ora 20:00
  • 21:22Reagon Rozana Radi: S'jam në asnjë prej videove të publikuara, mos e njollosni emrin tim
  • 20:27Shpërthen Efi: Shoqëri e poshtër, njerëz të këqij
  • 16:04Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët
  • 09:34Aktorja e njohur turke rezulton pozitive në analizën për narkotikë