Fiksim u bë në rrjete sociale vetëm me dy rreshta refren, por pritjes më në fund i erdhi fundi! Para pak minutash, çifti shumë i dashur i publikut, Adri dhe Iliriana, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor që mban titullin “Habibi”.
Kënga, e cila ishte kthyer në një trend viral në TikTok dhe Instagram para se të dilte e plotë, vjen me një ritëm super energjik dhe është gati për të pushtuar listat e këtij sezoni veror. Me tekst dhe muzikë të punuar nga Kreshnik Avdiu dhe orkestrim nga Arti Rec, ky projekt garanton që nuk do të na ndahet nga mendja lehtë.
Por befasia më e këndshme nuk është vetëm melodia, por një mysafire shumë speciale në videoklip.
