Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Vjen reagimi i parë i Dua Lipës pasi performoi në Sunny Hill: Ju dua me krejt zemrën – jam pa fjalë

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 13:47
Vjen reagimi i parë i Dua Lipës pasi performoi në Sunny Hill: Ju dua me krejt zemrën – jam pa fjalë

Nata e parë e festivalit “Sunny Hill” solli emocione të veçanta për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u ngjit në skenën për një performancë që do të mbahet mend gjatë.

Së fundmi, përmes një reagimi të ngrohtë në rrjetet sociale, Dua shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e saj për atë që festivali po i jep Prishtinës dhe për përjetimin personal që i solli ky moment.

“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, Prishtinën, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar”, shkruan ajo.

Ajo vlerësoi atmosferën dhe energjinë e publikut, ndërsa ndau një moment të veçantë nga skena, performancën bashkë me të atin, Dukagjin Lipa.

“Të performoj për ju dhe të ndahem në skenë me babanë tim ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë”.

Dua Lipa përfundon mesazhin e saj me mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme dhe me entuziazëm për netët e tjera të festivalit që vijojnë.

“Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy netë të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën!”

Më shumë nga Magazine

  • 22:14Benita tërheq vëmendjen me fustanin e shkurtër, vë në pah linjat trupore
  • 22:13Luana Vjollca tërheq vëmendjen me pamjet e reja nga prapaskenat e këngës së saj
  • 22:04Graniti publikon foto me Melindën nga pushimet, shfaqen dorë për dore
  • 21:33Hygerta “djeg” nga dhoma e hotelit, por lë mister shoqëruesin
  • 20:52Rina Balaj surprizon me projektin e ri muzikor “911”