Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Votoni 13 për Shqipërinë” – Rama në mbështetje të Alis në Eurovision 2026

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 16:12
“Votoni 13 për Shqipërinë” – Rama në mbështetje të Alis në Eurovision 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision 2026, artistit Alis me këngën “Nân”, i cili do të garojë mbrëmjen e sotme në Vjenë, ku zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e festivalit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve jashtë vendit, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë numrin 13 për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistit shqiptar në këtë kompeticion ndërkombëtar.

“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë,” shkruan Rama.

Thirrja e tij është shoqëruar edhe me apel për votim masiv nga diaspora dhe publiku jashtë vendit, ku vota për Shqipërinë jepet përmes numrit 13, sipas udhëzimeve të votimit të Eurovisionit.

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Nân”, e cila sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare.

Publiku shqiptar jashtë vendit mund ta mbështesë Alis me kodin 13, duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin live të gjysmëfinales. Ndërkaq, shqiptarët që jetojnë në vende jo-pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit, esc.vote.

Votimi online përmes platformës esc.vote është hapur prej mesnatës dhe do të qëndrojë i hapur deri pak para nisjes së natës së gjysmëfinales së dytë. Ndërsa votimi me SMS, me kodin përkatës të këngëtarit – Alis me kodin 13 – hapet pas performimit të të gjithë këngëtarëve gjatë natës live të gjysmëfinales së dytë dhe do të qëndrojë i hapur për rreth 18 minuta.

Më shumë nga Magazine

  • 22:19Eurovision ndryshon rregullat, çfarë fshihet pas vendimit të ri?
  • 20:19“Të rri duke larë br*kë”, Monika çudit me përgjigjen kur pyetet për lidhje romantike
  • 19:26Dhurata Dora më joshëse se kurrë, pozat e saj po bëjnë xhiron e rrjetit
  • 17:41Luizi Ejlli “thumbon” të nxehtin afrikan: “Po si nuk na erdhi njëherë nafta arabe?”
  • 21:15Njomza 'zbulon' portretin e djalit të Engjit, kaq i bukur është