Finalistja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të bëhet nënë e dy binjakëve.
Xhuli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment nga përgatitjet e saj për ardhjen në jetë të dy foshnjave, duke treguar se tashmë e ka bërë gati edhe çantën e maternitetit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar një nga një gjërat që ka vendosur në çantë, ndërsa ka kërkuar edhe këshilla nga gratë që kanë kaluar më parë nëpër përvojën e lindjes.
Juliana i ka pyetur ndjekëset nëse ka ndonjë gjë tjetër që mund t’i nevojitet gjatë qëndrimit në maternitet, përveç sendeve që tashmë ka bërë gati.
