Spektakli më i madh shqiptar, Big Brother VIP, po rikthehet me emocion, intrigë dhe surpriza të papritura. Edicioni i ri do të nisë më 20 dhjetor, duke sjellë një reality shou që do të mbajë të gjithë të pasionuarit të lidhur pas ekranit.
Ledion Liço do të jetë edhe këtë edicion nën drejtimin e programit, me stilin e tij të veçantë dhe interaktivitetin që e ka bërë të dashur për publikun shqiptar.
Rrjeti tashmë po ‘zien’ me spekulime për konkurrentët e mundshëm, ndonëse kanë dalë disa nga emrat.
Premtohet po ashtu se edicioni i këtij viti do të jetë i mbushur me surpriza, lojëra, sfida dhe situata të paparashikueshme që do të testojnë aftësitë e banorëve dhe do të argëtojnë spektatorët.
