Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të muzikës

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 17:47
Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të muzikës

Dolly Parton ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pasi po përballej në fshehtësi me një sëmundje të rëndë. Përfaqësuesit e saj konfirmuan se këngëtarja kishte luftuar për një kohë të shkurtër me kancerin dhe ndërroi jetë më 25 gusht në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur.

Në një deklaratë për Page Six, përfaqësuesit e Parton thanë se ajo “u përball me guxim me një betejë të shkurtër kundër kancerit”, por nuk bënë të ditur llojin e kancerit.

Ata vlerësuan trashëgiminë e saj, duke theksuar se Parton e kaloi gjithë jetën dhe karrierën duke sjellë “gëzim, të qeshura, shpresë dhe integritet” në gjithçka që preku. Sipas tyre, bujaria e saj e jashtëzakonshme preku jetën e miliona njerëzve.

Përfaqësuesit kujtuan gjithashtu kontributin e saj përmes Imagination Library, programit të saj që ka shpërndarë qindra miliona libra për fëmijë, si dhe mbështetjen për kërkimet shkencore që ndihmuan në zhvillimin e një vaksine jetëshpëtuese të përdorur në mbarë botën.

Vdekjen e Parton e konfirmoi edhe nipi i saj dhe ish-kreu i sigurisë, Bryan Seaver, përmes një videoje të publikuar në Instagram

“Po përfaqësoj sot familjen Parton dhe Owens për të njoftuar ndarjen nga jeta të hallës sime, Dolly Rebecca Parton Dean”, tha Seaver, duke e përshkruar atë si motër, hallë dhe gjyshe për breza të ndryshëm të familjes.

Ai tregoi se Parton i kishte kërkuar vite më parë që, kur të vinte dita, të kujdesej për njoftimin e vdekjes së saj.

Seaver zbuloi gjithashtu një nga dëshirat e fundit të Parton: ajo i kishte kërkuar të prehej “në një shtrat të bukur me pambuk të butë”.

partonvdekjeszbulohet

Të ngjashme

“Drejtësia dhe e vërteta duhet të vazhdojnë” - Reagon Human Rights Watch pas vdekjes së Mlladiqit

“Drejtësia dhe e vërteta duhet të vazhdojnë” - Reagon Human Rights Watch pas vdekjes së Mlladiqit

19:41

Më shumë nga Magazine

  • 20:30Elijona nuk mërzitet për Klodin, fotot e reja flasin shumë
  • 18:42“Babi ma ka lanë një porosi: MOS U PREZENTO SI DJALI I XENIT” – Ledion Jetishi
  • 17:24Ylli i muzikës i nënshtrohet një operacioni
  • 16:02Luana shfaqet super seksi në bregdet, fotot e fundit “thyejnë” rrjetin
  • 16:00Adelina Tahiri i dedikon urimin më të ëmbël të birit për 8-vjetorin