Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Zemra po më plaste”, Yll Limani kujton Shpat Kasapin në koncertin e tij në Shkup

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 15:59
“Zemra po më plaste”, Yll Limani kujton Shpat Kasapin në koncertin e tij në Shkup

Mbrëmja e së premtes (17 korrik) ishte magjike për mijëra adhurues të muzikës në Shkup, pasi Yll Limani mbajti koncertin e tij. Përtej energjisë dhe hiteve të shumta, ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më të veçantë ishte një moment përkujtimi nga ana e këngëtarit.

Ylli ndaloi performancën për t’i bërë një dedikim të veçantë njërit prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapit, duke shprehur vlerësimin e tij të madh për ndikimin që ai ka pasur në rrugëtimin e tij artistik. “Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare dhe një nga ata artistë që më ka formuar”, u shpreh Ylli me emocione para publikut.

”Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij dhe nuk kishte këngë që nuk ia dija. Nuk e kam njohur personalisht, por dy-tri herë e kam takuar në aeroport dhe gjithmonë jam shtangur nga ideja që takova idhullin e fëmijërisë sime”.

Menjëherë pas këtyre fjalëve prekëse, që emocionuan të pranishmit, Ylli interpretoi një këngë në nder të Shpat Kasapit. Ky gjest i rrallë respekti dhe kolegialiteti u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku shkupjan, të cilët u mbushën nga emocionet e kujtimit të këngëtarit të ndjerë Shpatit.

video

Yll Limani

Më shumë nga Magazine

  • 13:14Arrestimi i Jozit pas konfliktit me Edin, Apeli merr vendim për këngëtarin
  • 12:52Pas 12 vitesh përpjekje, Rita Ora më në fund merr patentën e vozitjes
  • 09:24Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes
  • 22:50Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes
  • 19:07Egli ngacmon imagjinatën më postimin e fundit, ky detaj bie në sy