Disa pjesë të qytetit të Vlorës janë përmbytur mbrëmjen e sotme, pas rreth 12 orësh reshje shiu.
Sipas raportimeve të TCH, situata më problematike paraqitet në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët edhe si zona e “Albano dhe Romina”, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.
Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë, akumulimi i ujit ka bërë që disa rrugë të mbeten të pakalueshme.

