As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve në Shqipëri.
Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.
Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.
