Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 21:43
4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka dhënë miratimin përfundimtar për projektligjin e madh të taksave të Donald Trump dhe ia ka dërguar Presidentit Amerikan për nënshkrim.

Sipas mediave të huaja, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e çuan projektligjin e Presidentit Donald Trump prej 4.5 trilionë dollarësh për lehtësimin e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve për miratimin përfundimtar në Kongres të enjten.

Ky projektligj kishte kapërcyer disa pengesa për t’u miratuar përpara 4 korrikut, që është edhe përvjetori i Pavarësisë së SHBA-ve.

Votimi i ngushtë, 218-214, erdhi me një kosto potencialisht të lartë politike, me dy republikanë që iu bashkuan të gjithë demokratëve kundër. Udhëheqësit e Partisë Republikane punuan gjatë gjithë natës dhe vetë presidenti mbështeti një grusht skeptikësh që të hiqnin dorë nga kundërshtimi i tyre dhe t’ia dërgonin projektligjin Trump për ta nënshkruar.

Udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries i Nju Jorkut vonoi votimin duke mbajtur fjalën për më shumë se tetë orë me një fjalim rekord kundër projektligjit, shkruan A2 CNN.

“Kemi një punë të madhe për të përfunduar”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Me një projektligj të madh dhe të bukur, ne do ta bëjmë këtë vend më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë se kurrë më parë”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri
  • 17:48Sulmet ruse godasin dy ura strategjike në Kiev