Macron bën thirrje për një administratë kalimtare në Gaza që përfshin Autoritetin Palestinez, i cili do të ngarkohet me mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se iniciativës së Francës për të njohur një shtet të Palestinës i janë bashkuar edhe gjashtë vende të tjera.
Belgjika, Malta, Monako, Andorra, Luksemburgu dhe San Marino janë vendet e tjera evropiane, të cilat ndjekin shembullin e Francës. Teksa, më herët, Australia, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan gjithashtu hapin e madh diplomatik.
Nga ana tjetër, Macron, gjatë fjalës së tij në OKB, njoftoi po ashtu se Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe Suedia janë gati të njohin edhe ato Palestinën si shtet.
