Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, lëndohet babai i tij

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 13:04
Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, lëndohet babai i tij

Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare.

Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8 e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.

Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë.

Babai, 34 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Minerbio, dhe shoferi tjetër, një njëzetvjeçar nga Bentivoglio, u ndihmuan nga mjekët dhe u transportuan me lëndime të rënda në spitalin e Maggiores.

Kryetari i bashkisë së Granarolos, Alessandro Riçi shprehu zemërimin e tij për infrastrukturën rrugore, sapo mësoi lajmin.

“ Do të kontaktoj Anasin (kompaninë që menaxhon rrugën) dhe Prefekturën duke filluar nga sot. Është më thelbësore se kurrë që të instalohet një kamerë shpejtësie në atë vend, siç është kërkuar disa herë. Ky është një vend ku kanë ndodhur aksidente shumë të rënda kohët e fundit “, tha ai për mediat.

Itali

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:44Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët
  • 21:44A do të kandidojë JD Vance për president në vitin 2028?
  • 21:28Hidhet gaz lotsjellës në një klub nate në Bosnjë, 38 të lënduar
  • 20:51Makina të djegura dhe xhama të thyer në rrugët e Parisit, pasi protestat u shndërruan në trazira dhe plaçkitje
  • 18:09Franca po digjet, Trump: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin