Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 18:23
Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë dërguar në spital, pasi një autobus turistik u përmbys pranë Mynihut, në Gjermani.

Autobusi, i cili transportonte rreth 35 turistë, kryesisht me origjinë filipinase, po udhëtonte nga Milano drejt Mynihut për të marrë pjesë në festivalin e famshëm të birrës Oktoberfest.

Sipas policisë lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 05:41 të mëngjesit, kur autobusi doli nga rruga dhe u përmbys në një zonë me shkurre pranë Fürstenfeldbruck, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i policisë, Martin Cornils, tha se gjashtë persona u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa dy të tjerë u dërguan me ambulanca në spitalet e afërta.

Në total, 19 persona kanë përfunduar në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi humbjen e kontrollit të autobusit.

Aksidenti ndodhi vetëm disa javë pas një tjetër tragjedie me autobus turistik në Evropë, ku pesë persona humbën jetën pasi një autobus holandez u aksidentua në Zvicrën lindore.

gjermanituristëpersona

Të ngjashme

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

12:08
Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona

Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona

08:39

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
  • 10:55SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji