Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë kryer, por janë në drejtimin e duhur

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 12:15
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë kryer, por janë në drejtimin e duhur

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, ka thënë se negociatat për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) te kompania hungareze MOL, nuk kanë përfunduar ende, mirëpo është shënuar përparim.

Në një intervistë dhënë për media, Kharchenko ka thënë se “i gjithë procesi po shkon në drejtimin që u përshtatet të gjithëve, çka është konfirmuar në deklarimet e zyrtarëve serbë”.

“Mund të them se rezultatet aktuale të bisedimeve janë në linjë të plotë me marrëdhëniet miqësore mes Rusisë dhe Serbisë. Dhe, më e rëndësishmja, ato ofrojnë mundësi për vazhdim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe çdo sektor tjetër”, ka thënë Kharchenko.

I pyetur nëse e sheh vendimin e autoriteteve amerikane për të zgjatur licencën e punës për NIS-in deri më 20 shkurt si sinjal që pala amerikane mund t’ia japë dritën e gjelbër marrëveshjes përfundimtare për shitjet e aksioneve ruse te MOL-i, apo nëse sheh komplikime tjera në ardhje, ai ka thënë se është “shumë i rezervuar në këtë drejtim”.

“Çështja e NIS-it është shumë e komplikuar, janë edhe autoritetet amerikane të përfshira dhe nuk mund të përjashtojmë asgjë. Kjo është bota në të cilën jetojmë. Vendimi amerikan për të zgjatur licencën është me rëndësi, sidomos për ruajtjen e funksionalitetit të NIS-it dhe rafinerisë, sepse ky është një burim i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Serbisë. Me fjalë tjera, kemi rreze shprese”, ka thënë Bocan Kharcenko.

Aktualisht NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së madhe ruse në të, dhe në mënyrë që masat ndëshkuese të largohen, administrata amerikane është duke kërkuar largimin e dorës ruse nga pronësia.

Grupi hungarez MOL ka konfirmuar më 19 janar se ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me Gazprom Neft-in e Rusisë për të blerë 56.15 për qind të aksioneve në NIS.

Konfirmimin përfundimtar për marrëveshjen duhet ta japë Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:59Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake
  • 21:07Gjermani: Fshatari zbulon bombë aktive në veturë
  • 20:07Irani vendos në listën e zezë 45 cisterna në Ngushticën e Hormuzit
  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë