Burri u arratis nga burgu duke u fshehur në një çantë që e kishte marrë me vete një i burgosur tjetër i liruar javën e kaluar.
Bëhet e ditur se 20-vjeçari u arratis nga burgu Lyon-Corbas në Francën juglindore dhe u rikap pas një hetimi të gjerë, shkruan DW .
Zyra e prokurorit tha në deklaratë se bashkëpunëtori i tij nuk ishte gjetur ose arrestuar ende, duke vënë në dukje se askush nuk ishte lënduar gjatë operacionit.
Mediat franceze raportuan se i arratisuri po vuante të paktën dy dënime me burg dhe ishte nën hetim për krim të organizuar.
Sipas gazetës Le Parisien, burri që pritej të lirohej i kërkoi stafit të burgut një karrocë për të transportuar çantat nga burgu në veturën e tij.
