Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka reaguar pas atentatit ndaj gjeneral-lejtënantit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Vladimir Alexeyev, i cili u qëllua disa herë më armë.
Lavrov ka akuzuar Ukrainën për atentatin duke deklaruar se kërkojnë të prishin bisedimet e paqes.
“Ky akt terrorist konfirmoi edhe një herë angazhimin e regjimit të Zelensky-t ndaj provokimeve të vazhdueshme që synojnë prishjen e procesit negociues dhe gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka që është e mundur për të bindur sponsorët e tij perëndimorë që të mos mbeten pas Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për t’i larguar ata nga rruga drejt arritjes së një zgjidhjeje të drejtë” , deklaroi Lavrov.
