Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Avokati amerikan i Thaçit i ashpër me ZPS: Të rrëzosh dëshmitë e diplomatëve, e pabesueshme – dëshpëruese!

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 16:26
Avokati amerikan i Thaçit i ashpër me ZPS: Të rrëzosh dëshmitë e diplomatëve, e pabesueshme – dëshpëruese!

Avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, e ka gjunjëzuar Prokurorinë e Specializuar në Hagë, që tentoi t’i diskreditojë diplomatët dhe ushtarakët që dëshmuan pro Hashim Thaçit.

Prosper ishte shumë i ashpër, e quajti qasjen e ZPS-së dësgpëruese dhe të gabuar.

“Dje komunikova me një diplomat të lartë, ambasador, i dërguar i posaçëm, i lexova disa nga citimet e së hënës nga ZPS-ja. Veçanërisht për faktin se gjyqtarët kanë dëgjuar dëshmi nga shtatë ndërkombëtarë. U përpoqën me çiltërsi të sillnin paqe në Kosovë. Por, përfshirja e tyre në këtë çështje dhe observimet e tyre të kufizuara, a janë apo nuk janë të vlefshme kjo është temë më vete.

Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu, në situate të vështirë, sepse kishin pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar komunikata të UÇK-së, nuk e njihnin strukturën. Dhe vazhdon prokurorja të thotë se kishin informacione të kufizuara.

Kolegu im më tha e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tone. Të nderuar zotërinj duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme në këtë gjykim qysh prej fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet në mënyrë që të ruanin sigurinë ndërkombëtare, është e pabesueshëm. Është e gabuar dhe për mua është gjest dëshpërimi.

Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin para trupit gjykues, e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike. Duhet të kemi parasysh, se këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar se personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, janë persona që vendosin nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi.

Nuk mund të themi që ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë gjërat ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dimë ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos respektoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:38Dy të vdekur pas sulmit në një shkollë në Gjermani, 19-vjeçari dyshohet se vrau ish-të dashurën
  • 15:57Reuters: SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
  • 18:52Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit
  • 08:24Xhaxhai i Genta Mustafajt që u vra në rastin e Gllogjanit: U zhgënjyem nga drejtësia