Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në Kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës.
