Eksportuesit e çelikut në BE përballen me një tarifë “katastrofike” të vendosur nga Trump – dy herë më e lartë se ajo për Mbretërinë e Bashkuar. E sipas The Guardian, propozimi më i fundit për një marrëveshje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së nuk përfshin heqjen e as uljen e tarifës ndëshkuese 50% që Donald Trump vendosi mbi importet e çelikut.
The Guardian shkruan se një gjë e tillë përbën një goditje të rëndë për industrinë në BE, e cila edhe rrezikon të zhduket për shkak të tarifës 50%, kostove të larta të energjisë dhe konkurrencës së lirë nga Kina.
Ndërsa, raporton se një diplomat në Bruksel ka konfirmuar se marrëveshja paraprake për të shmangur një luftë tregtare me SHBA-në – e cila iu komunikua shteteve anëtare të mërkurën – “përfshin një tarifë bazë 15% për një sërë mallrash, por me përjashtime të dukshme si çeliku, që vazhdon të mbetet me 50%”.