Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Besfort Lamallari shkarkohet nga posti i ministrit të Brendshëm

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 10:25
Besfort Lamallari shkarkohet nga posti i ministrit të Brendshëm

Besfort Lamallari është shkarkuar nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, post të cilin e mbante që nga marsi i vitit 2026. Ai ishte emëruar në këtë detyrë me dekret të presidentit Bajram Begaj më 4 mars 2026.

Më herët, Lamallari kishte drejtuar Ministrinë e Drejtësisë nga shtatori i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026. Ndërsa nga tetori i vitit 2017 kishte shërbyer si zëvendësministër i Brendshëm.

Gjatë karrierës së tij në administratën publike, Lamallari është angazhuar në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Që nga viti 2020, ai ka përfaqësuar Shqipërinë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ai ka qenë gjithashtu i angazhuar në menaxhimin e situatave emergjente, përfshirë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të vitit 2019 në Durrës dhe menaxhimin e situatës së COVID-19 në qarkun e Shkodrës.

Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987 në Peshkopi. Ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit me master në Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Ai ka kryer gjithashtu studime pasuniversitare në Itali në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar transnacional.

Përveç angazhimeve në administratë, Lamallari ka pasur edhe veprimtari akademike dhe kërkimore, me fokus te krimi i organizuar, radikalizimi dhe terrorizmi.

vititbesfort

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:52Zelenskyy: Nuk ka bisedime trepalëshe për paqe para zgjedhjeve në Rusi
  • 21:46Kryeministri kroat dënon nderimet për Mladiqin: Serbia po largohet nga vlerat evropiane
  • 21:42Zelenskyy: Nuk ka bisedime trepalëshe për paqe para zgjedhjeve në Rusi
  • 19:18Katër persona në spital pas një sulmi me thikë në Londër
  • 18:49Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës