Policia Metropolitane në Londër ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar në shërbim të Rusisë.
Sipas raportimit të BBC-së, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare u arrestuan në një adresë në Grays, Essex, Britani, ndërsa një burrë 46-vjeçar u arrestua në një adresë tjetër në të njëjtën zonë.
Të tre u arrestuan nën dyshimin për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence, në kundërshtim me nenin 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare (NSA) 2023, dhe më pas u dërguan në një stacion policor në Londër.

