Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dalin detaje: Në avion e rrëzuar në Maqedoni ishin dy shtetas të Kosovës – pamje nga vendi i ngjarjes

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 15:37
Dalin detaje: Në avion e rrëzuar në Maqedoni ishin dy shtetas të Kosovës – pamje nga vendi i ngjarjes

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi QMK.

Avioni, siç theksojnë, është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Dy udhëtarët në avion janë shtetas të Kosovës.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është Dukagjin Manxhuka, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA. Sipas të njëjtave të dhëna, avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Rezulton se avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023, transmeton TV21. Në profilin e tij në rrjetet social, Dukagjin Manxhuka shkruan se jeton në Londër, ndërsa është pilot privat në “The Pilot Centre Denham UK”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi Tetovë.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë Manxhuka, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB-Tetovë, përcjell TV21.

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

avion

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:52Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme
  • 18:57Burri që pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:42Të paktën 15 të vrarë në Kiev, Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
  • 17:07Sulm me bomba molotov ndaj dasmorëve dhe supermakinave në Angli