Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Deklarata e Trumpit, Hoxhaj: Shenjë se mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane

GD
Gazeta Demos15 qershor 2025 në 20:39
Deklarata e Trumpit, Hoxhaj: Shenjë se mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Hoxhaj tha se kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane.

“Kjo deklaratë e presidentit Trump as nuk duhet të mbiinterpretohet dhe as nënvlerësohet, ndonëse është thënë duke krahasuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi me rastet e tjera në botë. Tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se mund të jemi herët apo vonë, temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane”, u shpreh Hoxhaj për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se për këtë gjë, Kosova duhet të jetë e përgatitur si institucionalisht, ashtu edhe politikisht

Ndryshe, në një postim në platformën Truth Social, ku foli edhe për marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit, Donald Trump theksoi se gjatë mandatit të tij të parë arriti të parandalojë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, ishte afër shpërthimit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, shkroi ai.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:39Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
  • 19:52Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë
  • 16:39Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit në Asamblenë e OKB-së: Jemi viktima të terrorizmit, jo autorë
  • 14:32Zbardhet dosja: Vlora Hyseni informonte Agasin për takimet me Edi Ramën: S’do rri më shumë se një orë
  • 14:30Berisha akuzon Ramën për rastin e Vlora Hysenit: Çdo hap e ka bërë me dijeni dhe porosi të tij