Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer.
Sipas BILD, transmeton Klankosova.tv, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e adoptuar e politikanes 17 vjeçare.
Sipas burimeve nga policia dhe raportimeve të mediave gjermane si Bild, Westfalenpost dhe Der Spiegel, dyshohet se autorja e mundshme e sulmit është vajza 17-vjeçare e adoptuar e Stalzer. Mediat raportojnë se vajza kishte qenë më parë e përfshirë në një tjetër incident dhune në familje gjatë verës, ku dyshohet se gjithashtu kishte përdorur një thikë ndaj nënës së saj.
