Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Disa persona të plagosur pas të shtënave me armë pranë një gjykate në qendër të Athinës, autori në arrati

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 15:04
Disa persona të plagosur pas të shtënave me armë pranë një gjykate në qendër të Athinës, autori në arrati

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe në një gjykatë në qendër të Athinës të martën, duke plagosur disa persona, thanë autoritetet greke.

Një operacion policor është duke u zhvilluar për të gjetur personin e armatosur, i cili sipas mediave greke ishte një burrë 89-vjeçar.

Policia tha se një burrë i armatosur me një pushkë gjahu fillimisht hapi zjarr në zyrën e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (EFKA) në qendër të kryeqytetit grek, duke plagosur një punonjës.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje, ku trajtuan burrin e plagosur, por personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes.

I njëjti burrë dyshohej se më vonë hapi zjarr në katin përdhes të ndërtesës së Gjykatës së Apelit në Athinë, ku mbetën disa persona të plagosur, tha policia, duke shtuar se autoritetet kishin gjetur pushkën.

Pamjet nga transmetuesi shtetëror tregojnë ekipet e ambulancës duke transportuar të paktën tre persona nga gjykata në ambulanca.

Motivi i të shtënave është i paqartë. Raportohet se personi i armatosur kishte hedhur zarfa me dokumente në dysheme pas të shtënave në gjykatë, duke thënë se ato ishin arsyet e veprimeve të tij, shkruan Euronews.al.

Dhuna me armë është relativisht e rrallë në Greqi, ku pronësia e armëve të zjarrit lejohet, por rregullohet rreptësisht.

Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr
  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik