Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dramë në ajër: Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 08:18
Dramë në ajër: Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do të hipin në një avion tjetër dhe do të vazhdojnë udhëtimin drejt Zvicrës”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi një problem të vogël elektrik. Për arsye sigurie, Air Force One po kthehet në bazën Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë udhëtimin me një avion tjetër drejt Zvicrës ”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.

Donald Trump

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:36Numër i madh i pjesëmarrësve: Ndryshon adresa e protestës në Bruksel
  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë
  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë