Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 18:41
“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit

Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në protestën e dhunshme të mbajtur në Tiranë.

Sipas dokumenteve të siguruara, njëri nga të arrestuarit ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se kishte ardhur nga Prishtina për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe për të kërkuar vendosjen e një qeverie që mbështet politikat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dëshminë e tij, ai ka thënë se punon si kamerier në Prishtinë dhe se kishte vendosur, së bashku me një shok, të udhëtonte drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në protestë.

Ai ka deklaruar se është simpatizant i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke vlerësuar se politikat e tij dallojnë nga ato të Ramës.

“Duke qenë se unë jam djalë veterani, vendosa së bashku me shokun tim të vij në Tiranë për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama”, thuhet në dëshminë e tij, sipas procesverbalit.

I pyetur për arsyet e pjesëmarrjes në protestë, ai ka pretenduar se synimi i tij ishte të protestonte në mënyrë paqësore dhe të kërkonte ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri.

“Arsyeja pse unë mora pjesë është të bëj protestë paqësore për ndryshimin e këtij sistemi, pasi bie ndesh me politikat e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Në dëshminë e tij, shtetasi nga Kosova ka shprehur pakënaqësi edhe për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës, duke pretenduar se Tirana nuk po e mbështet sa duhet Kosovën.

Ai ka treguar se, gjatë kohës kur po lëvizte nëpër Tiranë dhe po u bashkohej protestuesve, ishte ulur në rrugë së bashku me shokun e tij, kur, sipas tij, disa persona që ishin prezantuar si policë i kishin marrë me automjet dhe i kishin dërguar në komisariat.

I pyetur nëse kishte kryer veprime të dhunshme gjatë protestës, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, s’kam bërë asnjë veprim të dhunshëm gjatë zhvillimit të protestës”, thuhet në dëshminë e tij.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen pse e kishte mbuluar fytyrën gjatë protestës, duke thënë se e kishte bërë këtë për shkak të të ftohtit.

Dy shtetasit nga Kosova dyshohet se përfshihen në disa vepra penale, përfshirë goditjen për shkak të detyrës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të rendit publik.

Ndërkohë, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shqipërisë, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se deri të premten në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

tiranërrëzuarnjëri

Të ngjashme

Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje

Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje

20:34
Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës

Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës

14:19
Gjykata merr vendim për protestuesit e arrestuar në Tiranë

Gjykata merr vendim për protestuesit e arrestuar në Tiranë

11:20
LIVE/ Lezha, Shkodra dhe Elbasani zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestë, Rama te bizneset private të dëmtuara dje në Tiranë

LIVE/ Lezha, Shkodra dhe Elbasani zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestë, Rama te bizneset private të dëmtuara dje në Tiranë

10:33

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:34Trumpi e shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë pas pesë ditësh në detyrë
  • 16:36E përplasën për toke me forcë – Pamje kur policia e rrah protestuesin derisa ai është i shtrirë
  • 11:07Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues
  • 09:40Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro
  • 22:23“Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron