Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po financon zhvillimin e një aeroplani hapësinor hipersonik, i cili duhet të fluturojë deri në vitin 2031 nëse gjithçka shkon sipas planit.
Po bëhet shumë punë për zhvillimin e aeroplanit si pjesë e programit kërkimor Invictus, i cili drejtohet nga firma konsulente Frazer-Nash.
Invictus do të përdorë teknologjinë e zhvilluar nga kompania angleze Reaction Engines Ltd., qëllimi i së cilës ishte të prodhonte aeroplanin e madh hapësinor Skylon, por u pengua ta bënte këtë nga falimentimi i vitit të kaluar.
Një pjesë kyçe e teknologjisë Invictus është “paraftohësi” i zhvilluar dhe i testuar nga Reaction Engines për Motorin e saj të Raketave Synergetic Air-Breathing (SABRE).
Duke kombinuar aspektet e shtytjes reaktive dhe raketore, SABER është projektuar për të nxjerrë oksigjen nga ajri gjatë fluturimit në nivele më të ulëta të atmosferës së Tokës, duke zvogëluar kështu nevojën për të mbajtur lëndë shtytëse ndërsa rrit efikasitetin.
“Një aeroplan që fluturon me shpejtësi hipersonike, më shumë se pesë herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit, përballet me temperatura jashtëzakonisht të larta për shkak të ngrohjes dhe fërkimit të ajrit. Motorët tipikë të avionëve nuk mund të funksionojnë në këto kushte sepse ajri është shumë i nxehtë”, thanë përfaqësuesit e kompanisë Frazer-Nash.
“Paraftohësi” e zgjidh këtë problem, sepse e ftoh ajrin para se të arrijë te motori dhe kështu u mundëson motorëve konvencionalë të aeroplanëve të arrijnë shpejtësi hipersonike, shkruajn space.com .
Invictus nuk është një projekt i madh, me një buxhet prej 7 milionë paundësh, por mund të ketë një ndikim të madh në fluturimet hapësinore evropiane, sipas ESA-s.